Lajme
Ulet me 20% kapaciteti i qasjes në Aeroportin e Gjenevës
Për shkak të një problemi teknik të fshehur në sistemin e radarit, kontrolli i trafikut ajror Skyguide ka vendosur të reduktojë me 20 përqind qasjet në Aeroportin e Gjenevës që nga e hëna. Masa është ndërmarrë si një masë paraprake sigurie dhe pritet të sjellë vonesa të konsiderueshme në oraret e fluturimeve, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësja e Skyguide deklaroi se nuk dihet ende sa do të zgjasë kjo situatë, por theksoi se inxhinierët po punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. “Ne po punojmë me zell për këtë,” u shpreh ajo.
Sipas një tjetër zëdhënësi të kompanisë, ulja e kapacitetit nënkupton se çdo orë do të lejohen 20 përqind më pak fluturime hyrëse në aeroport. Vendimi për anulime eventuale do t’u takojë vetë kompanive ajrore, varësisht nga ndikimi në oraret e tyre.
Skyguide ka raportuar se gjatë muajve të fundit janë regjistruar shtatë keqfunksionime në sistemin që ofron imazhe radari për kontrollorët e trafikut ajror. Edhe pse këto ndërprerje zgjatën vetëm disa sekonda dhe nuk e komprometuan sigurinë e fluturimeve, ato kanë ndikuar në efikasitetin operacional veçanërisht në Gjenevë, ku janë përqendruar shumica e incidenteve, transmeton albinfo.ch.
Kompania ka paralajmëruar se sistemet e prekura do të përditësohen në ditët në vijim, duke filluar nga Gjeneva dhe më pas duke vazhduar në Cyrih.
Pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre përpara nisjes dhe të jenë të përgatitur për vonesa ose ndryshime të mundshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar Një grup burrash janë ndaluar përkohësisht, pasi roli i tyre është aktualisht i paqartë, njoftoi të... -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë










