Lajme
USAID ka ndihmuar Kosovën me 640 milionë dollarë
"Ne jemi krenarë që jemi partnerët tuaj në përpjekjet tuaja për të realizuar këtë të ardhme", ka thënë Azza El-Abd
Që nga vitit 1999, USAID e ka ndihmuar Kosovën me 640 milionë dollarë, që janë përdorur për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it në Kosovë, Azza El-Abd ka thënë se USAID-i ka bërë partneritet me Kosovën për të ndihmuar shumë aspekte në zhvillimin e vendit.
Fokusi në fillim ka qenë themelimi i institucioneve kyçe të qeverisë, asistimi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës. Më pas USAID ka ndihmuar themelimin e Bankës Qendrore, Trustin e Kursimeve Pensionale në Kosovë dhe Administratën Tatimore.
Ndërkohë USAID-i përkrahë dhënien e përmirësuar të drejtësisë për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të punojë me drejtësinë kosovare për t’i bërë gjykatat më efikase, të qasshme dhe transparente.
“Ndërtimi i kombit është punë e vështirë, mirëpo njerëzit e mirë të Kosovës mund të transformojnë këtë komb në një vend modern dhe të suksesshëm me një të ardhme të ndritshme evropiane. Ne jemi krenarë që jemi partnerët tuaj në përpjekjet tuaja për të realizuar këtë të ardhme”, tha Azza El-Abd.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra