Kosova
Vajzat e arta të Kosovës ndezin sheshin e Prishtinës
Para qindra qytetarëve të mbledhur në Prishtinë, medalistet e arta të Kosovës, Distria Krasniqi e Nora Gjakova ndezën sheshin e Prishtinës.
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij fillimisht e përmendi kampionen e parë të Kosovës, Majlinda Kelmendin.
“Majlinda i solli Kosovës medaljen e pare të artë dhe dëshmoi se me përkushtim gjithçka është e mundur”, tha Kurti.
Më tutje ai shtoi se vajzat e arta të Kosovës e përmbyllin debatin per barazinë gjinore.
“3 medalje të arta nga 3 gra. Këtu përfundon çdo debat për barazi gjinore”, u shoreh Kurti.
Ndërsa trajneri Toni Kuka tha se Majlinda e nisi rrugën e medaljeve serisa Nora e Distria sipas tij i tejkaluan pritjet.
“Jemi popull fitues dhe do të vazhdojmë me suksese në çdo fushë”, tha Kuka.
Distria Krasniqi ndërkaq tha se po ndihet e gëzuar që i solli Kosovës medaljen e artë.
“Majlinda më ka bë me besu se gjithçka në jetë është e mundur”, tha Distria Krasniqi.
Nora Gjakova u shpreh se besimi dhe puna në suksese e sollën edhe medaljen e artë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












