Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksinat, efektive edhe te macet
Prova e fazës 1 të vaksinës Covid-19 për macet, kryer nga kompania italiane Evvivax dhe testuar në Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Applied DNA Sciences, dha një rezultat pozitiv.
“Në të gjitha kafshët e trajtuara kemi vërejtur formimin e antitrupave neutralizues pas një administrimi të vetëm të një ADN-je sintetike lineare dhe në fund të prillit ne do të jemi në gjendje të shohim rezultatet e injeksionit të dytë”, – tha Luigi Aurisicchio, CEO dhe drejtori shkencor i ndërmarrjes për bioteknologjinë.
“Është një rezultat shumë pozitiv që vërteton teknologjinë pas vaksinës. Modeli molekular është i njëjti, i zhvilluar nga Takis për vaksinën e destinuar për njerëzit dhe po testohet me një kompani tjetër italiane. Rezultati i marrë tek macet “është prova e parë e vërtetë e parimit që një vaksinë gjenetike kundër virusit SarsCoV2 bazuar në teknikën e elektroporimit të ADN-së, e cila stimulon përgjigjen imune”, u shpreh Aurisicchio, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Ky test i referohet teknikës që konsiston në injektimin e dozës së vaksinës, e ndjekur nga një impuls elektrik shumë i shkurtër që lehtëson hyrjen e vaksinës në qeliza për të aktivizuar sistemin imunitar.
Hapi tjetër do të jetë matja e antitrupave të gjeneruar në macet pas tërheqjes dhe është planifikuar gjithashtu të testohet vaksina në minj, në të cilën virusi Sars-CoV2 përhapet shumë lehtë, deri në shkallën që të ketë shkaktuar epidemi që kanë çuar në shkatërrim të shumë kafshëve në ferma.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













