Lajme
Vala e katërt Covid në Gjermani ka arritur, rekord i rasteve
Mësohet se Gjermania këtë të premte shënoi rekord të numrit të rasteve ditore me Covid-19, për të dytën ditë radhazi në kohën kur shumë shtete evropiane po përballen me përkeqësim të situatës, përcjell albinfo.ch.
Sa u përket statistikave, institucionet shëndetësore raportuan 37.120 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, shifër dukshëm më e lartë se sa rekordi i së enjtes me 33.949 raste, shkruan The Guardian.
Ndonëse është e mundshme që shifrat të jenë “fryrë” nga vonesa e testimit dhe raportimit për shkak të një feste publike të hënën në disa zona, numrat theksojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve në javët e fundit, që koronavirusin e kanë kthyer në qendër të vëmendjes në Gjermani.
Përpos numrit të madh të infektimeve, gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani u shënuan edhe 154 viktima të Covid-19.
Udhëheqësit rajonalë thanë të premten se spitalet së shpejti mund të stërngarkohen me pacientë me Covid-19 dhe se një izolim i ri mund të jetë i nevojshëm, nëse nuk merren masa urgjente për ta luftuar përhapjen e virusit.
“Nëse marrim shumë kohë tash, do të përfundojë me një izolim si vitin e kaluar”, tha udhëheqësi i rajonit lindor të Saksonisë, Michael Kretschmer.
Kryeministri i rajonit Thuringia, Bodo Ramelow, tha se është çështje ditësh derisa gjendja me koronavirus të nënkuptojë se nuk do të ketë shtretër të mjaftueshëm për kujdes intensiv në spitale.
Agjencia Reuters raportoi se të enjten në Gjermani ishin 2.503 shtretër të lirë në repartet e kujdesit intensiv, dukshëm më pak se shifra prej 3.100 shtretërve të lirë në këto reparte në fillim të tetorit. Shifrat janë publikuar nga shoqata për mjekësi intensive dhe urgjente.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














