Lajme

Valerijana Krasniqi hap ekspozitë personale në Cyrih

Valerijana Krasniqi është një artiste shqiptare, e cila jeton dhe krijon në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Ajo gjatë muajit prill do të organizojë një ekspozitë personale në Adliswil, Cyrih.

Ndonëse Valerijana Krasniqi ishte vlerësuar tashmë për talentin e saj artistik në shkollën fillore dhe e inkurajuar nga mësuesja për ta ndjekur atë profesionalisht, ajo fillimisht vendosi një rrugë tjetër karriere. Vetëm 25 vjet më vonë, pas shpërthimit të pandemisë 2020, ajo rizbuloi krijimtarinë dhe talentin e saj natyror. Ajo e kapërceu kohën e “distancimit social” me pikturën, por shumë shpejt dëshironte sfida të reja krijuese dhe sot e kësaj dite ajo vazhdon të jetë e pasionuar pas pikturimit.

Për më shumë informacone lidhur me biografinë dhe punën e saj, klikoni https://en.galleryart.ch/

Valerijana Krasniqi | Smart Money Match