Kuriozitete
Valët radio të WiFi fuqizojnë teknologji speciale të monitorimit të shëndetit
Valët radio që përshkojnë mjedisin ku jetojmë (të tilla si ato të WiFi) mund të bëhen burim energjie për furnizimin me sensorë dhe teknologji të tjera që mbahen veshur, falë një sistemi të veçantë antenash të zhvilluar nga studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.
“Ne po shfrytëzojmë energjinë përreth nesh. Valët e radios janë kudo, gjatë gjithë kohës”, tha drejtuesi i projektit Huanyu Cheng, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse nuk do ta përdornim këtë energji që është në mjedis, ajo do të humbiste kot. Ne mund ta shfrytëzojmë atë dhe ta kthejmë në energji elektrike”, shtoi ai.
Për të arritur këtë, studiuesit zhvilluan dy antena elastike metalike të integruara në një material përçues grafeni me një shtresë metali.
Ky sistem, që funksionon edhe kur hekuroset, edhe kur paloset, është i aftë të transmetojë pa tel të dhënat që vijnë nga sensorët e veshur, me qëllim monitorimin e shëndetit.
Një qark i lidhur më pas me këtë sistem, bën të mundur krijimin e një antene të veçantë të aftë të shndërrojë valët elektromagnetike në energji elektrike.
Kjo energji mund të përdoret për të furnizuar, për shembull, pajisjet që monitorojnë temperaturën e gjakut, hidratimin dhe oksigjenimin.
Energjia elektrike e prodhuar me valë radio është më vogël se burimet e tjera të energjisë (të tilla si rrezet e diellit ose lëvizja e trupit), por ka përparësinë e të qenët e vazhdueshme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












