Gruaja
Vanesa Krasniqi hyn në dhjetëshe si zëri më i bukur i femrës
Ajo dhe Jesse Ritch, përveç që janë votuar më së shumti nga publiku, kanë marrë më së shumti edhe komplimente nga juria
Vanesa Krasniqi ka siguruar në mënyrë bindëse vendin në dhjetëshen e parë të garës së madhe DSDS (Deutschland sucht den Superstar) në spektaklin e mbajtur mbrëmë, të transmetuar nga RTL.
Ajo bashkë me të riun Jesse Ritch, përveç që janë votuar më së shumti nga publiku, kanë marrë më së shumti edhe komplimente nga juria.
Me këngën “I`ll be there” të Maria Carey Vanesa është vlereësuar si këngëtarja femër më e mirë e mbrëmjes . “Ti ke qenë sonte vajza që ka kënduar më së miri”, i është drejtuar asaj kryesuesi i jurisë, Dieter Bohlen. Edh anëtari tjetër i jurisë Bruce Darell e ka pasur të njëjtin mendim për paraqitjen e Vanesës: “Ti ke një zë të jashtëzakonshëm. Ti je, thjesht, super. Sot dukesh shumë mirë. Nga vajzat, ti ke zërin më të mirë.
Vanesa, të përkujtojmë, si 13 vjeçare, në vitin 2008, kishte mbërritur deri në finalen e garës së ngjashme dhe kishte zënë vendin e tretë, duke korrur sukses të jashtëzakonshëm për moshën e saj.
Përveç Vanesa Krasniqit dhe Jesse Ritch në top dhjetëshe do të jenë edhe: Kristof Hering, Thomas Pegram, Fabiene Rothe, Luca Hänni, Joey Heindle, Hamed Anousheh, Daniele Negroni dhe Silvia Amaru.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit