Koronavirusi: çast pas çasti

Varianti i ri i virusit është në Zvicër që nga tetori

Varianti britanik i virusit është shfaqur për herë të parë në Zvicër në fund të tetorit - në një mostër nga kantoni i Vaud, konfirmon BAG

Deri më tani, BAG në Zvicër dhe Lihtenshtajn ka regjistruar 479 infeksione me koronavirus të mutuar. 281 njerëz janë infektuar me variantin britanik, thotë BAG për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.

Dymbëdhjetë infeksione konsiderohen se i takojnë mutacionit të Afrikës së Jugut ndërsa vija e mutacionit është e paqartë në 186 mostra të tjera.

Varianti britanik i virusit është shfaqur për herë të parë në Zvicër në fund të tetorit – në një mostër nga kantoni i Vaud, konfirmon BAG.

Deri më tani, bazuar në mostrat e ujërave të ndotura, autoritetet supozonin se varianti ishte shfaqur për herë të parë në dhjetor.

Numri më i lartë i infeksioneve me mutacione deri tani është regjistruar në kantonin e Bernës (109).

Mutacionet janë të pranishme në 18 kantone dhe në Principatën e Lihtenshtajnit.

Megjithatë, BAG thekson se shifrat duhet të merren me kujdes dhe nuk janë përfaqësuese.