Lajme
Varianti Omikron, përfundimisht më i lehtë: Rreziku i vdekjes është 91% më i vogël
Gjatë studimit, ndaj asnjë pacienti me Omicron nuk është dashur të bëhej ventilimi ndërsa një person ka vdekur në lidhje me infeksionin me omicron
Studiuesit në universitetin amerikan Berkeley kanë ekzaminuar të dhënat nga më shumë se 52,000 persona pozitivë me omicron, transmeton albinfo.ch. Ata i kanë krahasuar ato me pothuajse 17,000 raste të variantit Delta në dhjetor të vitit 2021. Rezultatet:
Nga të infektuarit me Delta, 1.3 për qind duhej të shtroheshin në spital ndërsa tek të infektuarit me Omicron kjo shifër ishte 0.5 për qind, shkruan watson.ch.
Kjo do të thotë që njerëzit e infektuar me Omicron duhej të shtroheshin në spital pothuajse tri herë më rrallë, transmeton albinfo.ch. Ndaj asnjë pacienti me Omicron nuk është dashur të bëhej ventilimi artificial ndërsa një person ka vdekur në lidhje me infeksionin me omicron.
Nga ana tjetër, në grupin e infektuar me Delta kishte 14 vdekje. Kjo do të thotë se rreziku i vdekjes nga infeksioni me variantin omicron është ulur me 91 për qind në krahasim me atë Delta.
Edhe kohëzgjatja e qëndrimit në spital gjithashtu është zvogëluar. Pacientët me Omicron kanë qëndruar në spital mesatarisht 3.4 ditë më pak se ata me Delta.
Sipas shkencëtarëve, kjo korrespondon me një reduktim të kohëzgjatjes së qëndrimit në spital me rreth 70 për qind.
Megjithatë autori i studimit kalifornian gjen fjalë të qarta: omicroni nuk duhet nënvlerësuar, përcjell albinfo.ch. Kështu, epidemiologu Dr. Joseph Lewnard shkruan në New York Times: “Duke qenë se transmetohet më lehtë, në një moment, në mënyrë të pashmangshme do të ketë shumë shtrime në spital”.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?












