Lajme
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana
Kantoni zviceran i Vaud-it ka njoftuar një program pilot prej 15 milionë frangash për forcimin e masave të parandalimit të zjarreve. Nisma vjen gjashtë muaj pas tragjedisë në Crans-Montana, ku humbën jetën 41 persona.
Institucioni Kantonal i Sigurimeve (ECA) do të mbështesë me financim deri në 80% të kostove për pajisje dhe sisteme sigurie, si detektorë tymi, pajisje emergjente, kamera termike dhe pajisje për izolimin e baterive të rrezikshme.
Programi synon të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë nga zjarri dhe të lehtësojë zbatimin e masave parandaluese nga qytetarët, bizneset dhe fermerët. Fondet do të përdoren gjatë një periudhe trevjeçare dhe do të vijnë nga fondi kantonal për sigurime nga zjarri dhe fatkeqësi natyrore.
Autoritetet theksojnë se programi është pjesë e reformave të reja të sigurisë dhe përgjegjësisë për ndërtesat, të cilat pritet të forcohen në periudhën në vijim. Sipas tyre, masat parandaluese janë thelbësore për të shmangur tragjedi të ngjashme si ajo e Crans-Montanës.
Paralelisht, në Gjenevë po shqyrtohen masa të reja për kontrollin e kapaciteteve në lokalet publike dhe forcuar rregullat e sigurisë nga zjarri.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë -
Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve -
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë












