Kosova

Vazhdojnë pritjet për mërgimtarët në kufi

Numri i mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen në Kosovë është i madh, sidomos gjatë sezonit të verës. Kjo si zakonisht krijon kolona të gjata në pikat kufitare.

Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë prijtet janë (mbi 100 metra), në kufirin e Merdares (mbi 100 metra) si dhe në kufirin e Jarinjës (100 metra).

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 70 minuta, në Merdare deri në 50 minuta dhe në Jarinje deri në 30 minuta.

Si është gjendja AKTUALE në hyrje të Kosovës në linkun në vijim: link