Bota

Vazhdojnë protestat kundër ligjit të abortit në SHBA

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat anembanë Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar ligjin e ashpër që e ndalon abortin. Shtetet e menaxhuara nga republikanët sivjet kanë filluar me miratimin e ligjit që ndalon abortin në çfarëdo rasti, përfshirë në rastet e përdhunimit dhe incestit.

Republikanët, në krye me presidentin Donald Trump, po synojnë të heqin ligjin e vitit 1973 që u jepte grave të drejtën për të përfunduar shtatzëninë e tyre.

Javën e kaluar Alabama ndaloi abortet në të gjitha rastet, përveç kur jeta e nënës është në rrezik. Arkansas, Georgia, Kentucky, Missouri dhe Ohio janë në mesin e shteteve që kanë miratuar Ligjin kundër abortit që pritet të vlerësohet edhe nga Gjykata Supreme.