Bota
Vazhdojnë protestat në Francë
Qindra persona protestuan në Paris të Francës, duke shënuar kështu javën e 12-të me radhë të mbajtjes së protestave antiqeveritare.
Protesta më të vogla janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Francës, pavarësisht shenjave se lëvizja e protestuesve të njohur si “Xhaketat e Verdha” ka humbur fuqinë, pas rritjes së mbështetjes nga presidentit Emmanuel Macron.
Protestuesit kanë nderuar personat që janë lënduar gjatë protestave të mëhershme dhe kanë denoncuar përdorimin e dhunës nga ana e policisë, të cilët kanë përdorur armë për kontrollin e turmave. Armët për kontrollin e turmave janë të ndaluara në shumë vende evropiane.
Qeveria franceze thotë se rreth 1 mijë policë dhe 1 mijë e 700 protestues janë lënduar që prej se protestat nisën në nëntorin e vitit të kaluar, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Protestat nisën pas pakënaqësive për rritjen e çmimit të karburanteve, por vazhduan edhe për pakënaqësi të tjera ndaj politikave të Qeverisë së Macronit.
Ministria e Brendshme franceze thotë se 80 mijë pjesëtarë të sigurisë janë dërguar në mbarë vendin sot për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris













