Lajme
Vazhdon dialogu, nuk bisedohet për pikët kufitare 1 e 31
Kërkesa serbe që në raundin e ardhshëm të bisedohet për pikëkalimet kufitare 1 dhe 31 nuk do të realizohet
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë, pavarësisht situatës së krijuar në veri të vendit pas 16 shtatorit.
Zyra e ndërmjetësit të bisedimeve i ka ftuar palët për takimin e radhës që duhet të mbahet më 27 dhe 28 shtator.
Temat e bisedimeve mbeten ato që janë diskutuar më herët: telekomunikacioni, energjia elektrike dhe prezantimi i Kosovës në nisma regjionale dhe ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.
Në raundin e ardhshëm zyrtarët evropianë presin që të sqarohen disa detaje edhe për çështjen e diplomave universitare.
Kërkesa e kryesuesit të palës serbe, Borisllav Stefanoviq, që në raundin e ardhshëm të bisedohet për pikëkalimet kufitare 1 dhe 31 nuk do të realizohet.
Zyra e Cooperit i ka bërë me dije delegacionet serb se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa pajtimin e delegacionit kosovar, shkruan kjo gazetë, duke cituar burime të saj.
Ekipi serb i dialogut nëpërmjet një letre dërguar baroneshës Ashton ka kërkuar ditë më parë që në dialog të futet edhe çështja e pikëkalimeve kufitare.
Përveç refuzimit të kërkesës së palës serbe, Zyra e Cooperit ka sinjale të mira ngatë dyja pakët se janë të gatshme që të vazhdojnë dialogun.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













