Kosova
Vazhdon intervistimi i ish-komandantit Rrustem Mustafa në Hagë
Në Hagë ka filluar të merret në pyetje në ditën e dytë ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.
Ai ka ardhur në selinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i shoqëruar nga avokatë të tij, derisa intervistimi ka nisur në orën 10, përcjell albinfo.ch.
Mbrojtësit e tij dhe as zyrtarë të Prokurorisë së Specializuar nuk kanë pranuar të konfirmojnë statusin e marrjes në pyetje të Mustafës. Por, bazuar në Rregulloren e Procedurës dhe Provave, konkretisht rregullit 26, të dyshuarit dhe akuzuarit janë ata të cilët kanë të drejtë të kenë avokat nga Lista e Mbrojtësve të Specializuar.
Avokati i Mustafës, Arianit Koci, është pjesë e kësaj liste dhe hyn në kategorinë e avokatëve mbrojtës të miratuar nga gjykata. Disa nga avokatët në këtë listë kanë statusin e vetëm “avokatë të viktimave” ose “mbrojtës/viktimave”.
Mustafa kështu është bërë kosovari i parë që po intervistohet nga hetues e prokurorë të ZPS-së. Ai është vetëm një nga personat e ftuar nga Gjykata Speciale, që aktive publikisht u bë në fund të 2018-s. Në pyetje këtë të mërkurë merret edhe një figurë e lartë e UÇK-së, ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












