Lajme
Vdes futbollisti shqiptar në një aksident trafiku në Itali
Në një aksident tragjik në autostradën pranë Piaçencës në Itali ka mbetur i vdekur i riu shqiptar Detar Tali Muça, 26-vjeçar.
Mediat raportojnë se ai ishte i njohur në komunitetin e futbollit amator në këtë provincë në Itali. Vdekja e tij erdhi pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një makinë të tonazhit të lartë.
Ai u transportua me urgjencë në spital në Parma, ku për fat të keq nuk ia doli të fitonte ndeshjen më të rëndësishme.
“Një lajm që na ka trishtuar shumë. Kemi mbetur pa fjalë të gjithë”, tha për mediat italiane drejtori sportiv i Sale, Alberto Del Konte.
Futbollisti shqiptar luante për këtë skuadër prej tre vjetësh, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Derthona, San Xhiuliano Nuovo, Garbanja apo Audaks Orione S. Bernardino.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











