Kosova
Vedat Muriqi me ekuipazhin e tij synon fitoren ndaj “Mbretërve”
Mallorca dhe Real Madridi do të ballafaqohen këtë të shtune në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Estadi Mallorca Son Moix”, duke filluar nga ora 18:30.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pritet të luajë nga fillimi në këtë sfidë, ku do të kërkojë golin e gjashtë në La Liga.
Përndryshe, Mallorca do të kërkojë që të bëjë befasinë sot duke pasë si përparësi edhe terrenin vendas, në mënyrë që të largohet nga zona e rrezikshme që dërgon në La Liga 2.
Teksa, Real Madridi është lider me 75 pikë të grumbulluara nga 30 ndeshje dhe do të synojë që të vazhdojë këtë ecuri për t’iu afruar titullit të kampionit të Spanjës.
Ndeshja e parë në mes tyre e zhvilluar në këtë kampanjë, është mbyllur në të mirë të “Mbretërve”, me shifrat 1-0.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit