Futboll
Vedat Muriqi: Planifikoj të pensionohem te Mallorca dhe të investoj në biznese lokale
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës dhe i Mallorcas, Vedat Muriqi, ishte i ftuar në emisionin “Jugam a Fora de Joc”, ku foli për karrierën e tij dhe planet e së ardhmes.
Muriqi ka nisur sezonin e ri me një formë të shkëlqyer, duke shënuar pesë gola në dhjetë ndeshjet e para, dhe synon të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Ai ndodhet vetëm gjashtë gola pas Arangos, ndërsa rekordi aktual mbahet nga Samuel Eto’o.
“Kam rinovuar kontratën me Mallorcan dhe synimi im është të përfundoj karrierën këtu. Pas pensionimit, dua të investoj në biznese në Mallorca dhe të jem pjesë aktive e komunitetit,” tha Muriqi.
Ai tregoi edhe historinë e transferimit të tij te Mallorca, pas një periudhe të vështirë te Lazio. “Kur isha te Lazio, Ortells më kontaktoi, por fillimisht refuzova. Në Itali kisha sfida të shumta, dhe nuk isha pjesë e planeve të trajnerit Sarri. Më pas vendosa të bashkohem me Mallorca për një huazim, që do të zgjasë vetëm katër muaj… dhe tani kanë kaluar pothuajse pesë vite,” shtoi sulmuesi i njohur si “Pirati” dardan.
Muriqi shprehu besimin se mund të kalojë rekordin e golave të Eto’os dhe të bëhet një legjendë e Mallorcas. Ai gjithashtu synon të fitojë një trofe me klubin, duke përmendur Copa del Rey si një mundësi të afërt.
Për këtë sezon, sulmuesi tregon se ka punuar shumë në aspektin fizik dhe mendor, duke u përqendruar te parandalimi i dëmtimeve dhe përmirësimi i rutinës për pas ndeshjeve. Ai gjithashtu ka ndryshuar zakonet e ushqimit, duke reduktuar çokollatën dhe pijet e gazuara.
E-Diaspora
-
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm Folkgroup “Tradita” ndezi atmosferën në qendër të Stokholmit, ndërsa më 9 maj do të performojë sërish... -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit














