Koronavirusi: çast pas çasti

Vendet ku mund të shkojnë britanikët për pushime

Zvicra bën pjesë në vendet me rrezikshmëri mesatare, derisa ende nuk ka një njoftim për vendet ballkanike

Britanikët do të jenë nga e hëna në gjendje të rezervojnë pushimet verore jashtë vendit, ndërkohë që qeveria do botojë listën e vendeve ku ata do të mund të udhëtojnë dhe kthehen pa u karantinuar për 14 ditë.

Lista e vendeve është mësuar nga media dhe Britania do të aplikojë një sistem të ngjashëm me dritat e trafikut, ku vendet do të listohen nga ato me raste më të ulëta me koronavirus me ngjyrën të verdhë te vendet me rastet më të larta me dritën e kuqe.

Nga e hëna britanikët në bazë të sistemit të dritave te trafikut do të mund të mësojnë se në cilat vende do mund të rezervojnë pushimet verore, nga datat 6 korrik, në varësi të numrit të rasteve me koronavirus.

Foreign Office do të heqë edhe këshillimin për çdo vend se ku mund të shkohet ose jo, për vendet që konsiderohen me shkallë të ulët ose mesatare rrezikshmërie. Pushuesit nga data 6 korrik nuk do të mund t’i nënshtrohen 14 ditëve të vetizolimi, qoftë në vendet ku do të shkojnë, qoftë ne Britani kur të rikthehen, sipas politikës kontraverse të qeverisë së Boris Johnson, të ideuar nga këshilltari i tij i shumë kritikuar Domenic Cummings, i cili shkaktoi një stuhi mediatike në momentin e njoftimit të kësaj politike nga industria e aviacionit, turizmit dhe media, transmeton TCH.

Ndër vendet me dritë të gjelbër që kanë më pak rrezik janë Austria, Barbadosi, Kroacia, Gjermania, Zelanda e Re, Greqia, Tajlanda dhe Vietnami, përcjell albinfo.ch.

Në vendet me ngjyrë portokalli, ose me rrezikshmëri mesatare janë Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Italia, Japonia, Holanda, Portugalia, Singapori, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Spanja, ndërsa vende e zonës së kuqe që përjashtohen mbesin Argjentina, Brazili, Kili, Egjipti, India, Izraeli, Meksika, Maroku, Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk ka njoftim për vendet e Ballkanit, dhe ndoshta do të duhet të pritet dita e hënë për të mesuar nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia e vendet e tjera jo anëtare të BE-së nga Ballkani do të mund te jenë në listë apo nëse do të ndryshojë këshillimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme britanike, Foreign Office, për të shkuar ose jo në këto vende, në bazë te verifikimeve të bëra nga ambasadat britanike në këto vende.

Praktikisht vendet e Ballkanit janë më pak të prekura nga koronavirusi se të gjitha destinacionet e tjera mesdhetare në këto lista që pritet të publikohen, si Italia apo Spanja.