Koronavirusi: çast pas çasti
Vendet që i kanë shpëtuar koronavirusit
Ndonëse janë të rrethuar me vendet që tashmë po luftojnë koronavirusin, këto vende kanë mbetur pa u prekur.
Koronavirusi ka ‘pushtuar’ botën, teksa ka goditur fuqishëm ekonominë dhe deri tani po arrin shifrën e 8 mijë viktimave dhe 200 mijë të infektuarve, por disa vende duket se i ka harruar.
Koronavirusi lindi në Wuhan, për të shpërthyer në 2 muaj e gjysmë në gjithë botë. Por dy vende në kufi me Kinën dhe jo shumë larg provincës Hubei, si Mianmari dhe Laosi, ende nuk kanë asnjë pacient. Një tjetër vend aziatik tepër i rrezikuar si Koreja e Veriut ende nuk ka asnjë pacient, edhe pse ka shumë dyshime nga mediat ndërkombëtare për këtë fakt sepse mendohet se regjimi diktatorial aty po i fsheh rastet.
Siria e cila është në luftë prej vitesh duket se kjo ka mjaftuar për ta mbajtur edhe koronavirusin larg. Gjithashtu dy vende në qendër të Azisë, si Turkemnistani apo Kirgistani, nuk kanë asnjë pacient me këtë virus. Jemeni i shtohet listës së këtyre shteteve.
Më pas Afrika është gjysmë e ‘pushtuar’ nga koronavirusi, teksa kontinenti i njohur për qendër epidemish nga më të rrezikshmet numëron numrin më të pakët të të prekurve nga COVID-19.
Amerika e Veriut është totalisht e prekur bashkë me atë të Jugut teksa në atë Qëndrore tre shtete të vogla si Belizeja, Nikaragua dhe El Salvadori, por në Karaibe nuk mbetet mbrapa as Haiti, ishulli aq shumë i vizituar nga turistët. Vlen për t’u përmendur se koronavirusi nuk ka mbërritur as në Antarktidë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival













