Lajme

Vetëm 21 drejtuese shtetesh në gjithë botën janë femra

Gjatë mandatit të saj 15-vjeçar, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është kthyer në një simbol të udhëheqjes së qetë dhe racionale, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kësaj kohe, femrat në pozicione drejtuese kanë fituar më shumë ndikim dhe respekt – jo vetëm në Gjermani.

Por sa i përket barazisë gjinore globale, ekspertët vlerësojnë që kjo lë për të dyshuar.

Në gjithë botën janë vetëm 21 femra drejtuese shtetesh, të cilat kanë treguar një pjekuri dhe politkë të mirmenaxhuar në shumë aspkete.

Kryeministrja e Zelandës së Re është ndër gratë më të fuqishme të botës. Ajo u vlerësuar për qeverisjen dhe trajtimin dhe menaxhimin më të mirë të pandemisë, ndër shumë shtete të botës.

Shumë në botë e kanë zili Zelandën e Re që ka Jacinda Ardern si kryeministre dhe dëshirojnë një person të tillë në krye të vendit të tyre, transmeton tutje albinfo.ch.

Ajo i solli fitoren më të madhe zgjedhore Partisë së saj të Punës të qendrës së majtë në gjysmëshekullin e fundit. Zelanda e Re e shpërbleu pas menaxhimit me sukses të pandemisë së koronavirusit.

Po ashtu, Simonetta Sommaruga, ish-presidentja e Zvicrës, në vitin 2020, zuri vendin e 56-të në renditjen vjetore të revistës të 100 grave më me ndikim në glob, duke udhëhequr në kohën më të vështirë pandemike, transmeton albinfo.ch.

Politikanja zvicerane u vendos përpara kryeministrit danez Mette Frederiksen (75), kryeministrit finlandez Sanna Marin (85) dhe ikonës së popit Beyoncé (72), por shumë prapa kancelares gjermane Angela Merkel, e cila kryesoi listën. Christine Lagarde, kreu i Bankës Qendrore Evropiane dhe nënkryetarja e zgjedhur e SHBA-së, Kamala Harris, përmbyllën tre të parët. /Albinfo.ch