Bota

Vetëm 50 km të kaluara, gjermani shkatërron veturën prej 1,2 milion eurosh

Një vozitës 43-vjeçar i një superveture luksoze sportive të llojit “McLaren Senna” nuk ka mundur ta shijojë për kohë të gjatë kënaqësinë e saj.

Sipërmarrësi nga Grünwaldi i Gjermanisë, vetëm para dy ditësh e kishte marr veturën e re dhe menjëherë e ka shkatërruar, duke goditur një mur të një kopshti, shkruajnë mediat gjemane, përcjell Albinfo.ch.

Një gabim i vogël gjatë ngasjes do t`i kushtojë shumë shtrenjtë një sipërmarrësi nga Grünwaldi i Gjermnaisë, raporton policia gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Pasditen e së shtunës, rreth orës 15.30, vozitësi gjerman ka qenë duke qarkulluar në rrugën “Gabriel-von-Seidl-Strasse” në drejtim të Mynihut. Papritmas, ai e humb kontrolluin mbi veturën e tij, me fuqi prej 800 PS.

Ai e devijoi rrugën nga ana e djathtë, duke goditur një mur të një kopshti. Indikacione se ai ka qenë shumë shpejt duke lëvizuar, deri më tani nuk ka. Vozitësi 43-vjeçar ka kaluar pa ndonjë lëndim, informon Albinfo.ch.

Megjithatë, karroseria e “McLaren”-it të zi, i cili ka pasur të kaluara vetëm 50 kilometra, është dëmtuar rëndë. Pasi vetura e re ka një vlerë prej rreth 1,2 milion euro, dëmin e shkaktuar, policia e vlerëson në rreth 850.000 euro.