Kosova
Vetëvendosja thërret për protesta LDK-në
Lëvizja Vetëvendosje fton LDK-në në protesta kundër presidentit Hashim Thaçi.
Kjo parti ka dalë me këtë vendim pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë.
“Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga kryetari Albin Kurti. U shqyrtua gjendja politike, kriza institucionale dhe loja e rrezikshme e Presidentit Hashim Thaçi. Pas diskutimeve të anëtarëve të kryesisë, u mor vendim që ta ftojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës për organizimin e përbashkët të protestave dhe të fillojmë përgatitjet për to”, thuhet në njoftimin e partisë.
Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, me dy nënkryetarë dhe shefin e Grupit Parlamentar, janë autorizuar të vendosin kontaktet dhe të zhvillojnë takim me udhëheqjen e LDK-së.
VV-ja thekson se është e nevojshme që më së largu nesër të përcaktohet data e protestës. “Sa më shpejt nevojiten ndryshime për ta shpëtuar Republikën e Kosovës.
Protestat janë të domosdoshme. Gatishmëria e popullit është e lartë. Sepse masivisht kuptohet dëmi që mund të sjellë vonesa. Le t’iu kthehemi qytetarëve dhe le t’i mbushim bashkë sheshet. Le të organizojmë tubime me qytetarë për protesta qytetare”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane














