Maqedonia

Vetizolim 14-ditor për të hyrë në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, në rrjetin social  Facebok shkroi se kufijtë hapen që nga nesër.

Por, të gjitha masat që edhe tani janë në fuqi vazhdojnë akoma. Për të hyrë në Maqedoninë e  Veriut  edhe më tej është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetizolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.

Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.