Autotech

Vetura që kontrollohet nga telefoni

Renaulti ka filluar testimet në publik me shërbimin e ri të veturave autonome, elektrike dhe të kontrolluara nga telefoni.

Provat filluan këtë të hënë dhe do të zgjasin deri më 8 nëntor, ku deri në 100 veta do ta përdorin shërbimin.

Këto testime do të marrin pjesë në zonën e quajtur Paris-Saclay, e cila është një zonë e ngjashme me Silicon Valley në Amerikë, e përdoru nga kompanitë inovatore në kryeqytetin francez, transmeton Scan.

Vetura e re autonome do të përdorë kabinën e modelit ZOE nga Renault dhe do të mundësojë që pasagjerët ta përdorin atë vetëm nëpërmjet një aplikacioni në telefon, përcjell albinfo.ch.

Renault është një nga shumë kompanitë e mëdha, e cila po teston teknologjinë e veturave autonome.

Kompanitë e prodhimit të automobilave besojnë se kjo teknologji do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si në udhëtojmë me të njëjtin efekt si shpikja e automobilave qindra vjet më parë.