Autotech
VIDEO: Kjo është vetura më e zezë në botë
Vetura do të debutojë në Motor Show të Frankfurtit, që do të mbahet nga datat 12 dhe 22 shtator
Do të prezantohet në panairin e Frankfurtit si vetura më e zezë në botë, e para dhe e vetmja me një lloj pigmenti më të errët se çdo automjet tjetër të zi, dhe kjo falë artistit Anish Kapoor. Pigmenti original Vantablack është pronësi e tij.
BMW-ja do të rivihet tërësisht me bojën e re që heq thuajse çdo lloj refleksi ndërsa vetë solucioni mbështetës i pigmentit te veçantë lejon sprucimin në sipërfaqe më të mëdha, transmeton TCH.
Aftësia e tij për të përthithur dritën në nivelin 99,9%, bën që syri, siç shpjegon Corriere della Sera, ta perceptojë Vantablack-un në të gjitha format e veta si bidimensional, përcjell albinfo.ch.
E mbuluar me tonalitetin më të zi të botës, BMW VBX6 rrezikonte të himbiste formën e vet tridimensionale, sipas të përditshmes italiane, duke përfshirë këtu edhe disa karakteristika dalluese të këtij mjeti.
Por varianti që do të prezantohet së shpejti e ka një nivel reflektimi prej 1 për qind. E kuptuam se po të përdornim vetëm materialin original Vantablack nuk do të kishte funksionuar, deklaroi Ben Jensen, themeluesi i Surrey NanoSystems.
“Ndaj dolëm me idenë ta përpunonim pak”, shtoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf