Shqipëria

VIDEO: Si u arrestua reperi shqiptar

Policia shqiptare ka publikuar videon e arrestimit të reperit shqiptar, Arkimed Lushajt, i njohur ndryshe dhe si “Stresi”.

Nga videoja duket se Stresit i janë vënë prangat në krevat, ndërsa në një pako me cigare është bashkangjitur një sasi kokaine. Policia thotë se ai është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë, raporton “oranews”.

Policia shton se gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm, përcjell albinfo.ch.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, edhe për 20-vjeçare me inicialet P. Ç. që gjendeshe në hotel me të.