Turizëm
Vijnë nga Gjeneva, befasohen me Shqipërinë
Qindra të huaj vizitojnë çdo ditë parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier. Gjatë muajve korrik – gusht parkun janë regjistruar mbi 13 mijë turistë të huaj.
Numrin më të lartë e kanë shënuar turistët nga Gjermania, Austria, Zvicra, Franca dhe Polonia, të cilët ndajnë përshtypjet më të mira për vizitën në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Vijmë nga Gjeneva. Jemi me të vërtetë të habitur me Shqipërinë. Ka shumë monumente arkeologjike! Jemi të surprizuar! Nuk e prisnim! Vizituam dhe Beratin, qytetin e “një mbi një dritareve”.
Çdo gjë që kemi parë me të vërtetë na ka surprizuar dhe shpresoj të rikthehemi. Jemi shumë të kënaqur dhe nga pritja që kemi gjetur kudo, ndaj kur të kthehemi në vendin tonë, do flasim për këtë e besoj së përshtypjet tona, do të bëjnë që të vijnë edhe më shumë turistë” thotë një vizitor i huaj.
Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, thotë për RTSh se shtimi i vizitave është një konfirmim se Apolonia sivjet ka hyrë në axhendën evropiane të vizitueshmërisë.
Por ç’ka konsiderohet e rëndësishme në këtë moment për Parkun Arkeologjik të Apolonisë është rikthimi i ekspeditës kërkimore studimore franko-shqiptare.
Sipas Haxhimihali ekspedita po përdor metodat më të fundit të fotogrametrisë dhe atyre informatike në arkeologji në lidhje me Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
“Finalja është plotësimi i muzeut me disa elementë që janë zbuluar nga ekspedita, por që nuk janë respektuar më parë” tha ai.
Ekspedita francezo- shqiptare vepron në Apoloni që në vitin 1993 me ndërprerje e rikthime, ndërsa këtë herë do të bëjë të mundur ndërtimin për herë të parë të hartës dixhitale të Parkut.
Apolonia është ndër qytetet më të mëdhenj në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.
https://www.youtube.com/watch?v=rtgqu-FW_Bg
E-Diaspora
-
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan që shtetasi kosovar, i cili banon në Gjermani, t'i nënshtrohet trajtimit spitalor dhe... -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë Një studim i ri zbulon se përmbytjet ekstreme në Alpet Zvicerane do të bëhen më intensive... -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë -
Ndalohet skara me qymyr në qytetin e Cyrihut -
Valisi është kantoni i Zvicrës më i ekspozuar ndaj rreziqeve të përmbytjeve












