CH-Ballkani
Viktima në kantier është Beslim Syla nga fshati Berjahë i Gjakovës
Personi që ka humbur jetën në aksidentin e punës, të ndodhur të premten në Lucern, është Beslim Syla nga fshati Berjah i Gjakovës. I ndjeri po punonte pa dokumente në Zvicër
Beslim Syla nga Gjakova kishte humbur jetën pasditen e të premtes, në një aksident pune në Lucern. Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij bëhet sot në ora 15 në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës. Një shok i tij, Bekimi nga Biel Biene ka thënë për albinfo.ch se Beslimi ka qenë punëtor dhe ka punuar vazhmisht për të siguruar ekzistencën e familjes në Kosovë. Beslimi ka tri vjet që punon pa dokumente në Zvicër. Ai ka pësuar lëndime të rënda në kantierin e ndërtimit në qytetin e Lucernit dhe ka ndërruar jetë pastaj në vendin e ngjarjes, kishte njofuar policia.
Sipas njohurive të para, mbi kosovarin tashmë të ndjerë ka rënë materiali i skeles nga kamioni pirunier që e bartte materialin në fjalë. Dhe kjo ka qenë fatale për 33 vjeçarin.
Albinfo ka mësuar se bashkë me Beslimin ishte aksidentuar edhe një punëtor tjetër shqiptar, i cili ka pësuar lëndime të lehta ndërsa italiani ishte arrestuar ngase nuk kishte leje të vozitjes për kamioni pirunier.
Beslim Syla ka lënë pas 3 fëmijë, një vajzë dhe dy djem. 3 vjet e gjysmë i ndjeri nuk kishte mundur ta vizitonte familjen në Kosovë për shkak të dokumenteve.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit














