Lajme
Viktimat e “Rrugës së Kombit”
Vetëm në fshatrat e rajonit të Kukësit, brenda tri viteve, kanë humbur jetën aksidentalisht 10 viktima, prej tyre tre fëmijë. Ato ishin shtypur nga makinat në autostradë
Mungesa e sinjalizimit dhe e nënkalimeve iu ka kushtuar me fatalitet 10 banorëve të fshatrave të rajonit të Kukësit, që shtrihen rreth autostradës “Rruga e Kombit”. Banorët kërkojnë që të rregullohet çështja e kalimit andej e këndej autostradës, në të kundërtën rruga vazhdon të marrë jetë njerëzish.
Gjashtë fshatrat e komunës Tërthore që shtrihen në aksin Kukës-Morinë në një gjatësi 17 kilometra, i ndanë “rruga e Kombit” përgjysmë, duke ndarë edhe kullotat, ujërat, tokat, varrezat dhe shkollat.
Sipas banorëve të këtyre fshatrave, mungesa e mbikalimeve dhe e sinjalizimit, brenda tri viteve, i ka marrë 10 jetë njerëzish, ndërsa 70 të tjerë janë lënduar. Viktimat kishin rënë preh e goditjes së automjeteve, derisa kishin tentuar të kalojnë rrugën me katër korsi.
Fadil Syla, banor i fshatit Morinë thotë se tre fëmijë të fshatit kanë humbur jetën në afërsi të shkollës dhe se banorët rrezikojnë përditë jetën nga këto mangësi të rrugës.
“Autostrada nuk diskutohet se ka sjellë zhvillim dhe të mira, por nga ana tjetër, mospërfundimi i projektit me mbi e nënkalime ka sjellë pasoja të rënda dhe përditë rrezikohet jeta e banorëve. Poshtë autostradës kemi ujin e pijshëm, tokat, varrezat, kullotat etj”, deklaroi ai, raporton “Panorama” .
Ai ka shpresa eë qeveria e re se projektin 17 kilometërsh që ka mbetur në gjysmë të finalizojë, duke ndërtuar edhe nënkalime, ose mbikalime.
“Është jetë njeriu që po ikën përditë, prandaj kam besim se qeveria e re dhe premtimet që na ka bërë deputeti do të mbahen dhe kjo plagë do të mbyllet. Tre fëmijë të fshatit kanë vdekur në këtë rrugë”, u shpreh Syla.
Pushteti vendor dhe banorët e kanë bërë problem në instancat qendrore shqetësimin e tyre, por sipas tyre askush nuk është marrë me ta.
“Është një problem shqetësues për gjashtë fshatrat e komunës sonë. Ne e kemi bërë prezentë në të gjitha instancat përgjegjëse në qendër dhe bazë, por deri tani nuk ka reagim. Çdo ditë që kalon rrezikon jetën e banorëve”, thotë kryetari i komunës Tërthore, Rrahman Dema.
Rruga e Kombit, është e ndërtuar pothuajse me katër korsi, ndërsa pjesa nha Kukësi deri në Morinë në shumë vende ngushtohet. Sipas statistikave, nga Morina deri në Kukës janë 32 ndërprerje të trafik-ndarëseve, që janë burim i vazhdueshëm aksidentesh. Urat gjithashtu janë dykalimshe.
Nga një lëvizje me katër korsi, befas korsitë në ura ngushtohen në dy. Në urën më të madhe, në atë të Përbregut, siç thuhet, janë shënuar aksidente të shumta dhe për faktin se lartësia e saj bën që sipërfaqja e urave të mbajë ngrica.
“Vetëm në këtë urë, në tri vitet e fundit janë shënuar mbi 15 aksidente, ku përfshihen një numër i madh automjetesh dhe për pasojë ka pasur tre të vdekur dhe shumë të plagosur”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












