Lajme
Viola von Cramon: BE-ja të sigurojë vaksina për Kosovën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, Viola von Cramon-Taubadel, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të furnizojë Kosovën me vaksina kundër COVID-19 sa më shpejt që është e mundur.
“Një problem shumë aktual është gjithashtu mungesa e furnizimit me vaksina në Kosovë. Kapacitetet e prodhimit këtu në Bashkim Europian janë aktualisht duke u rritur dhe kjo duhet të dërgojë në një furnizim shumë më të mirë për Kosovën sa më shpejt që është e mundur. BE-ja duhet ta mbështesë vaksinimin e shpejtë të personelit shëndetësor dhe grupeve të tjera më të rrezikuara nga COVID-19 në Kosovë”.
Ajo këto komente i ka bërë në mbledhjen e Parlamentit Europian për Raportin e Progresit për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit, raportojnë mediat vendore, transmeton Albinfo.ch.
Raportuesja për Kosovën në PE e ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e re të Kosovës, duke thënë se iu uron shumë suksese për sfidat që i presin dhe pret që të punojnë për prioritetet e përbashkëta.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google












