Bota
Violinat e veçanta të palestinezit
Duke punuar nga dyqani i tij i vogël në qytetin e vjetër të Ramallahut në Bregun Perëndimor, Shehada Shalalda gdhend një pllakë violine. Duke i kushtuar vëmendje të veçantë, 28-vjeçari ka për qëllim që punën e tij ta kryejë brenda 3 muajve të ardhshëm.
Gjithçka filloi 13 vjet më parë për palestinezin, talenti i të cilit pothuajse shkoi pa u vënë re. Shalada, që shkoi në një shkollë muzikore në moshën 15-vjeçare, u ftua të vizitojë Italinë, vendin që ai e quan “vendi amë për violinë”.
“Mësuesi im e pa se unë isha i interesuar për këtë temë, ai më ftoi në Itali në vitin 2008, kur isha 15-vjeçar, më 2008, shkova në Itali, atje fillova të mësoja si të bëja një violinë”, kujton Shalada.
Aftësitë e tij pastaj ia rezervuan një vend në kolegjin Newark të Britanisë, ku ai kaloi tre vjet. Shalada, që besohet të jetë prodhuesi i vetëm i violinave në territoret palestineze, fitoi popullaritet jashtë shtetit pasi konkurroi me një violinë në Itali.
“Kur dikush mban një instrument Shalalda, ai do të dijë se kush është Shalalda. Gjithashtu, unë i shes instrumentet nëpër këto ekspozita, takoj tregtarët e violinave dhe bëj marrëveshje me ta për të blerë nga unë instrumente muzikore”, tha ai.
Shalada gjithashtu tha se violinat e tij janë ekspozuar në Paris, Londër dhe Njew York. Dhe në Jordaninë fqinje, pjesët e tij vlerësohen shumë nga muzikantë, siç është Abdelrahim Dukhan, i cili e mori vesh për Shalada nga një koleg i orkestrës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













