Kosova
Viti 2018 i suksesshëm për shtetin e Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Kosovës.
Ai 2018-ën e ka cilësuar si vit të suksesshëm për zhvillimin ekonomik, të arritur në arsim, shëndetësi, sport e kulturë.
Që në fillim të fjalimit, Thaçi ka falënderuar Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe spektrin politik për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Fillimi i vitit 2018 shënon një sukses shumë të rëndësishëm për Kosovën, votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Për këtë falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj dhe partitë politike që i hapën rrugë perspektivës së vendit”, shkruan kk, përcjell albinfo.ch
Kreu i vendit ka folur edhe mysafirët që ka pritur në Kosovë dhe vizitat që ka zhvilluar jashtë vendit.
“Si president në vitin 2018 kam përfaqësues vendin brenda dhe jashtë. Kam pritur shumë e shumë burrështetas dhe ministria të ndryshëm nga mbarë bota. Kam zhvilluar vizita në Britani e Gjermani dhe vendete rajonit. Kam përfaqësuar Kosovën nëpër forume të ndryshme”.
“Edhe në vitin 2018 kemi përjetuar humbje, kemi humbur babin e pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçin dhe legjendën Fadil Vokrri. Do ta ruajmë kujtimin për ta dhe do të punojmë për atë që ëndërronin ata. Humbje kemi pasur edhe me mos anëtarësimin në Interpol dhe mos liberalizimin e vizave”.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














