Lajme
Vizita e Bill Klinton në Bernë
Ishte një ngjarje e madhe për rreth 400 të ftuarit që erdhën në Kursaal në Bernë të shtunën në mbrëmje me veshje gala. E gjithë vëmendja ishte përqendruar te i ftuari special.
Klinton doli në skenë në orën 18:45 dhe u ul pranë prezantuesit të SRF, Urs Gredig. 50 minuta më vonë ai u largua përsëri.
Klinton, si të gjithë presidentët aktualë dhe ish-presidentët amerikanë, ruhet nga Shërbimi Sekret që qëndruan në mënyrë diskrete në të gjitha cepat e dhomave në Bern Kursaal, shkruan 20minuten.
Klinton dukej të ishte në humor të mirë dhe i relaksuar kur Gredig e pyeti për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA. “Unë mendoj se Biden do të zgjidhet”, tha ish-presidenti amerikan.
Konfliktet globale ishin tema kryesore – në Gaza si dhe në Ukrainë. Klinton foli për përpjekjet e atëhershme dhe tani që nuk duhet hequr dorë nga puna për zgjidhje të mira. Se bota është plotësisht e ndërlidhur dhe asgjë dhe askush nuk mund të ekzistojë më vete. Një zgjidhje duhet të gjendet edhe në Izrael. Qoftë me dy shtete apo jo. Por vazhdimi i vrasjes së njerëzve nuk është zgjidhje, përcjell albinfo.ch.
Ai foli edhe për atë që Zvicra arriti gjatë kohës së tij në detyrë në vitet 1990. Që bëri gjëra të mëdha në konfliktin e Kosovës dhe gjithashtu në bashkëpunim me SHBA-në në zbardhjen e krimeve naziste, me krijimin e një komisioni hetimor.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër















