Lajme
Vjena, qyteti më i mirë në botë për të jetuar
Zyrtarisht Vjena rifitoi vendin e parë në renditjen e qyteteve më të jetueshme në botë
Kryeqyteti austriak është bërë sërish qyteti më i jetueshëm në botë në renditjen sipas raportit vjetor të grupit Economist, raporton albinfo.at.
Zyrtarisht Vjena rifitoi vendin e parë në renditjen e qyteteve më të jetueshme në botë nga Auckland, i cili kishte rënë në vendin e 34-të për shkak të kufizimeve të pandemisë Covid-19, sipas një raporti të publikuar më 23 qershor nga Economist.
Njësia e Inteligjencës (EIU), një biznes që ofron shërbime parashikimi përmes kërkimeve dhe analizave, i përket grupit Economist.
“Vjena, e cila ra në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021 me muzetë dhe restorantet e mbyllura, ka rifituar vendin e parë që qyteti e kishte arritur dikur në 2018 dhe 2019”, raporton tutje albinfo.at.
“Gjendja e qëndrueshme, infrastruktura e mirë, është tërheqja kryesore e qytetit për banorët, të cilët mbështeten nga politika e mirë shëndetësore dhe mundësitë e shumta për të shijuar kulturën dhe argëtimin”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor