Lajme

Vjenë: Ambasada e Kosovës ka hapur dyert për qytetarët e interesuar për njohjen e vlerave të vendit

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka hapur dyert për qytetarët e interesuar, të cilët patën mundësinë të njoftohen mbi historinë, kulturën, ekonominë e turizmin e Kosovës, shkruan albinfo.at.

Kjo iniciative e dyerve të hapura të ambasadave është pjesë e programit komunal dhe bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Çdo person që dëshiron të mësojë më shumë rreth Kosovës për fusha nga më të ndryshmet, tashmë i ka të hapura dyert.