Lajme
Vjenë: Bënë thirrje fashiste ndaj shqiptarëve, autoritetet austriake dënojnë ashpër huliganët serbë
Autoritetet austriake kanë dënuar me gjoba të larta huliganët serbë, të cilët pas humbjes së ndeshjes së Serbisë ndaj Zvicrës, në “Katar 2022”, kishin dalë në rrugët e Vjenës duke bërë thirrje fashiste ndaj shqiptarëve dhe sulmuan policinë austriake
Eliminimi i përfaqësueses serbe nga ekipi zviceran në botërorin “Katar 2022” zgjoi zemërim të madh te tifozët serbë. Kjo për më tepër që eliminimi erdhi për të dytën herë radhazi nga botërori, nga dy lojtarët kryesorë të ndeshjes, shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, shkruan albinfo.at.
Tifozët serbë e kishin përjetuar shumë keq këtë sfidë dhe shembulli më i qartë është ai që kishte ndodhur në fillim të dhjetorit në Vjenë.
Rreth 150 persona kishin bllokuar rrugët dhe kishin nisur mjetet piroteknike. Ata hodhën shishe edhe ndaj policisë austriake që kishin ardhur për të shpërndarë turmën.
“Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, ishin vetëm disa thirrje fashiste që u kënduan nga grupet e serbëve në rrugët e qarkut Ottakring të Vjenës, ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake, kishte raportuar albinfo.at.
Më pas policia mobilizoi forca shtesë. Është dashur të thirret edhe njësia speciale WEGA. Policët austriak bllokuan rrugët rreth turmës dhe rrethuan pjesëmarrësit. Disa u arrestuan. Të gjithë iu nënshtruan një kontrolli dhe u identifikuan. Tani kjo ka pasoja. Gjobat për huliganët serbë janë të larta. Gazeta austriake “Kronen Zeitung” raporton se secili prej tyre i përfshirë në atë turmë, do të paguajë deri në 500 euro.
“Turma donte të marshonte drejt qendrës së qytetit. Kjo duhej të ndalohej”, kishte thënë zëdhënësi i policisë, Markus Dittrich, në atë kohë.
Gjatë kësaj ndeshje Zvicra fitoi me rezultat 3-2, me njërin nga golat e shënuar nga Xherdan Shaqiri, ndërsa lojtari i ndeshjes u shpall Granit Xhaka.
Ndeshja u zhvillua nën tensione të larta, veçanërisht “halë në sy” për tifozët, futbollistët dhe trajnerin serb ishin futbollistët shqiptarë, shkruan albinfo.at.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











