Bota

Vjenë: Transportonte ilegalisht gjarpërinj helmues

Gjatë kontrollit u konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues

Në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 gjarpërinj të gjallë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Financave, një ditë më parë oficerët doganorë në aeroport gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e një udhëtari konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se 20 nga kafshët ishin gjallesa të rrezikuara nga zhdukja që ishin sjellë nga Filipinet për t’u shitur në mënyrë të jashtëligjshme në Gjermani, transmeton ATSH.

Kafshët u dërguan në kopshtin zoologjik “Schönbrunn” në Vjenë dhe në qendrën e zvarranikëve në “Klagenfurt”, përcjell albinfo.ch.

Ndaj personit që kryente trafikimin e kafshëve u hap hetim me akuzat për trafikim dhe tregti në mënyrë të jashtëligjshme të llojeve të kafshëve që jetojnë në natyrë.