Kosova

 “Vjeshta 2017”: Legjitimohen 212 femra që merreshin me prostitucion

“Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e Policisë"

Policia e Kosovës njofton se në operacionin e quajtur “Vjeshta 2017’’ kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka arrestuar 5 persona, ndërsa nga inspektorët komunalë janë mbyllur 4 lokale.

Policia thotë se gjatë këtij operacioni janë legjitimuar 212 femra që merreshin me prostitucion, të cilat nuk kanë pasur dokumentacion të punës, e shumica prej tyre ishin nga Shqipëria.

Në këtë operacion janë konfiskuar dy revole, tre karikatorë, tri thika ushtarake dhe një qese me marihuanë.

“Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e Policisë, e cila është në proces të administrimit të lëndëve në fjalë, thuhet në njoftim.