Kosova

“Vjeshta, mundësi që të ndodhë diçka drejt liberalizimit”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka shtyrë datën e mundësisë që Kosova të ketë liberalizimin e vizave.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në konferencë për media tha se vjeshta është mundësi që të ketë diçka konkrete sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Mendoj se për këtë qershor janë herët vizat, por mendoj se në vjeshtë do të ketë diçka, por hyrja në agjendë të BE-së është me rëndësi”, tha ai.

Ai u pyet edhe për takimin që do të ketë me kancelaren gjermane Merkel.

“Me respektin më të madh do të shkoj në vizite pune te Merkel, ky është takim i parë bilateral Kosovë-Gjermani dhe është sukses i madh. Vendimi i taksës është vendim sovran i qeverisë, është masë legjitime dhe janë procese të ndara, nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë”, tha ai.