Kosova
Vjosa Osmani më e votuara në histori të zgjedhjeve në Kosovë
Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj të gjithë së bashku kanë 71 mijë e 521 vota më pak se sa Osmani
Kandidatja nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka dal më e votuara në zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë.
Numri dy në listën e VV-së, ka marrë 300.788 vota, përcjell albinfo.ch.
Me këtë numër, Osmani bëhet kandidatja e dytë më e votuar në zgjedhjet në Kosovë. Më shumë vota sesa ajo ka marrë vetëm edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në zgjedhet e viteve 2001 dhe 2004, mirëpo atëkohë, kishte ligj tjetër zgjedhor – për bartësin e listës shkonin të gjitha votat e subjektit.
Rugova ishte bartës i listës në dy palë zgjedhjet e vetme të fituara nga LDK-ja pas luftës (2001 dhe 2004).
Në zgjedhjet e vitit 2001, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti që të mbledhë 359 mijë e 851 vota, apo 45.65%, e ku pati 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Asokohe Ibrahim Rugova pati lënë prapa Hashim Thaçin dhe PDK-në që morën 202 mijë e 622 vota dhe Ramush Haradinajn me AAK-në që mori rreth 62 mijë vota.
Edhe nëse bëhen bashkë të gjithë prijësit e listave të partive të tjera, sërish Osmani ka më shumë vota se të gjithë.
Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj të gjithë së bashku kanë 71 mijë e 521 vota më pak se sa Osmani.
Këto janë votat e të gjithë prijësve të listave:
Enver Hoxhaj ka marrë 100 mijë e 518
Avdullah Hoti, 69 mijë e 640
Ramush Haradinaj 41 mijë e 406.
Fatmir Limaj 17 mijë e 703.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe