Maqedonia
VMRO-DPNE me protestë kundërshton arrestimet
Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së i janë përgjigjur thirrjes së kësaj partie për të dalë të protestuar kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit
Menjëherë pas arrestimit të ish kreut të Byrosë së Sigurisë Publike Mitko Çavkov, deputetit aktual të VMRO-DPMNE-së, dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në ngjarjen e 27 prillit, ka reaguar VMRO-ja duke e quajtur aksionin goditje anti-shtetërore të Zoran Zaevit.
“Policia hyri në shtëpitë e deputetëve të VMRO-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ish zyrtarëve të partisë dhe të personave të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk ka respektuar imunitetin e deputetëve, por thjeshtë urdhrat politik për përballje me ata të cilët mendojnë ndryshe”, thuhet në reagimin e parë të VMRO-së pas arrestimeve masive.
E mbështetësit e VMRO-DPMNE-së i janë përgjigjur thirrjes së kësaj partie për të dalë të protestuar kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Protestuesit janë mbledhur para Gjykatës Penale ku deputeti Kërste Mukovski u soll me pranga në duar.
Ndërsa kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në konferencë për media akuzoi se pushteti aktual po i lë të lirë kriminelët e vërtetë dhe po arreston ata të cilët kundërshtuan Platformën e Tiranës. Gruevski kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













