Maqedonia

VMRO: Marrëveshja u hodh poshtë nga qytetarët

Partia më e madhe opozitare në Maqedoni thotë se qytetarët e Maqedonisë i kanë thënë jo marrëveshjes për emrin me Greqinë në referendumin e së dielës.

Kjo parti thotë se edhe përkundër presioneve, kërcënimeve, shantazheve nga ana e pushtetit, qytetarët zgjodhën alternativën për të mos e pranuar marrëveshjen, përcjell albinfo.ch.

Drejtuesit e VMRO-së i kanë quajtur të kota dhe absurde siç thanë arsyetimet e interpretimet e kryeministrit Zoran Zaev.

“Qytetarët u shprehën qartë se Zaev nuk ka legjitimitet të shtyjë këtë marrëveshje. Qytetarët e hodhën poshtë këtë marrëveshje. Zoran Zaev në vend që të manipulojë duhet të përballet me realitetin dhe ta hedh poshtë këtë marrëveshje, e cila është në dëm të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagim.