Futboll

Voca shënon e Demhasaj humb penallti në fitoren e Luzernit

Skuadra e Luzernit ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 skuadrën e fundit në Super Ligën zvicerane të futbollit, Grasshoppers.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje sulmuesi kosovar, Shkelqim Demhasaj, ka humbur një penallti në fund të pjesës së parë. Por mesfushori Idriz Voca ka shënuar golin për Luzernin, transmeton albinfo.ch.  Tre golat e tjerë për Luzernin i shënuan Elek dy gola dhe Vargas.

 

Te Grasshoppers titullar ishin Lika dhe Ajeti.  Në ndeshjet e tjera të luajtura sot St. Gallen e ka mposhtur 2 :1 Sionin, ndërsa humbje ka shënuar edhe Baseli i shqiptarëve nga Yong Boys me rezultat 3:1.