Lajme
Vokrri: Takimi pozitiv, rezultatet konkrete në fund të nëntorit
Ndërkohë edhe FIFA ka dalë me një komunikatë të shkurtë për medie në lidhje me takimin e zhvilluar sot në selinë e saj në Cyrih. “Takimi vjen si rezultat i mandatit të dhënë kryetarit të FIFA-s nga Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate në maj të vitit 2013 dhe vizitës së mëvonshme, të bërë më 12 qershor të këtij të fundit në Serbi.
Gjatë vizitës së përmendur, kryetari Blatter qe takuar me kryeministrin serb Ivica Daçiç dhe i kishte shprehur atij synimin e tij për t`i bërë bashkë të dyja palët si pjesë të një misioni të FIFA-s për të promovuar futbollin në nivel global dhe për të siguruar njerëzve në Kosovë mjetet e nevojshme për të zhvilluar futbollin.
Në këtë takim, federata serbe dhe ajo kosovare u pajtuan që të diskutojnë për gjetjen mënyrave për promovimin e futbollit në Kosovë me objektivi final gjetjen e një zgjidhjeje të dobishme për të dyja palët.
Palët në takim u pajtuan të takohen sërish nga fundi i nëntorit, në prag të takimit që do të ketë Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, që do të mbahet më 4 dhe 5 dhjetor”, përfundon komunikata e FIFA-s.
———————-
Siç ishte paralajmëruar, sot (e martë) në selinë e FIFA-s në Cyrih është zhvilluar një takim në mes të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ndërmjetësimin e kryetarit të FIFA-s, Sepp Blatter. Në emër të delegacionit kosovar në takim ka qenë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ndërsa në emër të federatës serbe, kryetari i saj Tomisllav Karaxhiq.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, në të cilin nuk ishte lejuar prania e medieve, albinfo.ch ka kontaktuar përmes telefonit Fadil Vokrrin, i cili ka bërë të ditur rrjedhën e këtij takimi.
“Qëllimi i takimit ishte pozitiv dhe edhe pse nuk pati ndonjë lëvizje të madhe, organizimi i tij duhet përshëndetur. Ne, sikur edhe herëve tjera adresuam problemet me përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa pala serbe mbante qëndrimin e saj të njohur, të mbështetur nga UEFA, sipas të cilit, pa pranimin e Kosovës në OKB, nuk ka ndryshime në atë drejtim”, thotë Fadil Vokrri.
Por, shton ai, “ka mbetur që të zhvillojmë edhe një takim të radhës, më 28 ose 29 nëntor, nga i cili ne dhe FIFA presim rezultatet më konkrete. Kjo mund të thuhet aq më shumë për faktin se më 5 dhjetor të këtij viti, takohet komiteti ekzekutiv i FIFA-s dhe ai pret rezultate konkrete nga dialogu ynë”, thotë Vokrri.
Një çështje tjetër që është ngritur nga pala kosovare kësaj here ka qenë angazhimi i klubeve të serbëve të veriut në organizimin e garave në ligat kosovare të futbollit.
“Pasi që shefi i delegacionit serb shprehu shqetësimin me gjendjen në veriun e Kosovës, ne i kërkuam atij që t`u rekomandojë serbëve të veriut që të integrohen në strukturat e garave të federatës sonë. Edhe për këtë çështje mbeti të bisedohet më tutje në takimin e radhës, në fund të nëntori”, tha për albinfo.ch kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Në delegacionin nga Kosova ishin edhe sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu dhe anëtari i kryesisë, Flamur Bunjaku.
B.SH.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












