Lajme
Von der Leyen: AstraZeneca do të japë 9 milionë doza të tjera vaksinash
AstraZeneca do të dorëzojë nëntë milion doza të tjera të vaksinës COVID-19 në Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të këtij viti, duke bërë një total prej 40 milion dhe do të fillojë dorëzimet një javë më herët sesa pritej, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Kompania anglo-suedeze njoftoi papritur në fillim të këtij muaji se do të ndërpresë furnizimet në BE të kandidatit të saj të vaksinës në tremujorin e parë, duke shkaktuar një grindje rreth furnizimeve.
“AstraZeneca do të japë 9 milion doza shtesë në tremujorin e parë (40 milion në total) krahasuar me ofertën e javës së kaluar dhe do të fillojë dorëzimet një javë më herët sesa ishte planifikuar”, shkroi Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian në Twitter.
Kompania do të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues në Evropë, shtoi ajo, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit













