Kosova
Von der Leyen: E ardhmja e tërë Ballkanit është në BE
Është bërë e ditur se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian, në kuadër të fjalimit të saj të parë në Parlamentin Evropian për gjendjen në këtë bllok, përcjell albinfo.ch.
“Besimi është themel i një partneriteti të fortë, dhe Evropa përherë do të jetë e gatshme të ndërtojë partneritete të forta me fqinjtë më të afërt. Kjo nis me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Po ashtu, ajo ka i ka theksuar problemet e besimit që i ka aktualisht BE-ja me Mbretërinë e Bashkuar, rreth negociatave për marrëveshje tregtare.
Ajo u është kthyer arritjeve më të rëndësishme sa i përket integrimit të rajonit në BE gjatë vitit të kaluar.
“Vendimi, gjashtë muaj më parë, për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte njëmend historik. Në të vërtetë, e ardhmja e tërë rajonit është në Bashkimin Evropian. Kemi të njëjtën histori, të njëjtin fat”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, e jo vetëm një vendndalje në “Rrugën e Mëndafshtë”.
“Së shpejti do ta prezantojmë Pakon për rimëkëmbjen ekonomike të rajonit, duke u fokusuar te një numër i nismave për investime”, ka deklaruar Von der Leyen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër