Lajme
Voton Lulzim Basha: Dilni masivisht dhe votoni!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka votuar mëngjesin e sotëm në lagjen që është rritur, në procesin zgjedhor që po mbahet në Shqipëri.
Kandidati për kryeministër u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, pasi sipas tij, sot kanë në duar fuqinë për të ndryshuar të ardhmen.
“Sot është një ditë e mrekullueshme, një ditë historike për vendin. Është dita kur të gjithë ne kemi në fuqi në dorën tonë, shqiptarët kanë në dorë fuqinë për fëmijët, për familjet, për vendin, për kombin”, ka thënë ai.
“Sot është dita të dilni dhe të votoni, të bëni të mundur të ardhmen që do të dëshironi. Sot është dita e Shqipërisë, dilni masivisht në votime. Sot jam i lumtur që votën time e hodha për herë të parë në lagjen ku jam lindur dhe rritur. Dilni masivisht dhe votoni. Sot është dita e demokracisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Basha, raportojnë mediat e Shqipërisë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” Therja me thikë e tre personave në një stacion treni zviceran nga një sulmues islamik është... -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror













