Tematike
Vret portugezin për “hakmarrje ndaj Zvicrës” dhe për “Profetin Muhamed”
Ai thuhet se ka vepruar për "hakmarrje ndaj Zvicrës" dhe për "Profetin Mohamed", raporton radiotelevizioni frëngjistfolës i Zvicrës, RTS, duke cituar burime të lidhura me hetimin
Pas vrasjes së një 29-vjeçari portugez që ka ndodhur në një “kebab restorant” në Morges, kantoni Vaud, të shtunën në mbrëmje, autori i dyshuar i krimit ka pranuar veprimin e tij.
Policia e Kantonit Vaud e ka arrestuar atë në Renens të dielën.
Ai thuhet se ka vepruar për “hakmarrje ndaj Zvicrës” dhe për “Profetin Mohamed”, raporton radiotelevizioni frëngjistfolës i Zvicrës, RTS, duke cituar burime të lidhura me hetimin.
Viktima duket se është një person i zgjedhur rastësisht, shkruan srf.ch.
Vrasësi qe liruar nga paraburgimi në korrik, transmeton albinfo.ch. Autoritetet e kishin atë në shënjestër që nga viti 2017, për aktivitetet xhihadiste.
Shërbimi Federal i Inteligjencës (NDB) e kishte mbajtur në vëzhgim, ndër të tjera, për shkak të konsumimit dhe shpërndarjes së propagandës xhihadiste.
Në prill të vitit 2019 ai qe arrestuar në kantonin Vaud nën dyshimin për zjarrvënie në një stacion benzine në Prilly (VD) dhe qe vendosur në paraburgim.
BA, (Prokuroria Federale) përgjegjës për hetimet lidhur me veprimtaritë terroriste kishte marrë përsipër procedimet nga zyra e prokurorit publik të Vaudit, në tetor të vitit 2019.
Në të njëjtën kohë, BA kishte zgjeruar pretendimet duke e ngarkuar atë për shkelje të ligjit që ndalon grupet Al-Kaeda dhe Shteti Islamik si dhe për përshkrime të ndaluara të dhunës.
Qe liruar në korrik
Gjykata e masave të detyrueshme kishte zgjatur mbajtjen në paraburgim të të akuzuarit me kërkesë së pari nga zyra e prokurorit publik të Vaudit dhe më vonë, të BA. Në korrik, gjykata e ka liruar atë nga paraburgimi me kërkesë të BA – me kusht. BA e kishte mbështetur këtë kërkesë tëe saj në veçanti në një raport psikiatrik, përcjell albinfo.ch.
Kushtet e vendosura me atë rast përfshinin ndalim daljes natën, ndalim të mbajtjes së armëve dhe një detyrim për të raportuar.
Deri në vrasjen të shtunën e kaluar, i akuzuari u është përmbajtur të gjitha kushteve. Meqenëse ishte kështu, nuk kishte asnjë arsye për ta burgosur përsëri, shkruajnë nga BA.
Islamist i njohur
Për shkak të vrasjes që ndodhi të shtunën, tani BA ka zgjeruar procedurat e saj penale, duke përfshirë aty veprën penale të vrasjes dhe vrasjes me dashje. Ajo ende nuk përjashton ekzistimin e motivit terrorist. BA është duke bërë sqarimin e prapavijës së krimit, në bashkëpunim me autoritetet e Kantonit Vaud, Zyrën Federale të Policisë (Fedpol) dhe FIS.
Kërkimet nga SRF kanë zbuluar ndërkaq se i akuzuari ishte një islamist i njohur nga rrethina e gjerë e Lozanës. Ai është 26 vjeç dhe vjen nga një familje turke. Thuhet se i akuzuari ishte në rrjet me disa aktibvistë tjerë islamikë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih











